FSHF, Disiplina gjobit Tiranën, Partizanin e Vllazninë, sanksione dhe për zyrtarë dhe lojtarë klubesh
Janë mbyllur dy përballjet e para të ditës në Kategorinë e Parë, ku fitore regjistruan Pogradeci dhe Laçi, duke marrë pikë të rëndësishme në garën për objektivat e sezonit.
Në stadiumin e Pogradecit, vendasit siguruan një sukses 3-1 ndaj Lushnjës. Preknicaj, ish-lojtar i lushnjarëve, zhbllokoi takimin në minutën e 31’, ndërsa Pius ishte protagonisti kryesor me dy gola në pjesën e dytë. Për miqtë realizoi Camko, por rrjeta e tij shërbeu vetëm për statistikë.
Fitore me përmbysje emocionesh edhe për Laçin, që kaloi 2-1 Luftëtarin. Kurbinasit gjetën shpejt avantazhin me Myrtën në minutën e 10’, ndërsa në të 70-ën Kalaj dyfishoi shifrat. Goli i Ziaj në minutat shtesë rihapi për pak çaste sfidën, por nuk ndryshoi fatin e saj. Me këtë trepikësh, Laçi ngjitet përkohësisht në krye të renditjes.
REZULTATET
POGRADECI 3-1 LUSHNJA
31′ Preknicaj, 79′, 84′ Pius / 81′ Camko
LAÇI 2-1 LUFTËTARI
10′ Myrta, 70′ Kalaj / 90’+4′ Ziaj
Top Channel