Çështja Enzo Fernandez te Chelsea, Pastore: Një padrejtësi. Pas Botërorit, rinovim ose do të largohet
Sfida e kësaj të premteje mes Egnatias dhe Dinamos hapi javën e 25 të Kategorisë Superiore dhe gjykimi i kësaj përballjeje iu besua Enea Jorgjit për të cilin kjo ndeshje merr një vlerë të veçantë. Kjo për faktin se përballja mes Egnatias dhe Dinamos është ndeshja e 300 ku Jorgji vendos drejtësi në fushën e gjelbër.
Me këtë rast, pak minuta përpara fillimit të sfidës u organizua një ceremoni e shkurtër në nder të Enea Jorgjit të cili iu dhurua një fanelë me numrin 300 dhe mbiemrin e Jorgjit të postuar në të dhe ai që ia dorëzoi arbitrit të njohur këtë dhuratë simbolike ishtë Presidenti i Shoqatës së Arbitrave, Tahir Kastrati.
Ndërkaq Shoqata e Arbitrave doli me një postim në rrjetet sociale teksa e uronte Enea Jorgjin për 300 ndeshjet e tij në karrierë.
‘Shoqata përgëzon anëtarin e saj, Enea Jorgji, për arritjen e një momenti të veçantë në karrierën e tij – zhvillimin e ndeshjes së 300-të. Me këtë rast, Presidenti i Shoqatës, z. Tahir Kastrati, i dorëzoi Jorgjit fanellën simbolike të këtij jubileu, si shenjë vlerësimi për kontributin dhe përkushtimin e tij ndër vite. Është gjithmonë kënaqësi të vlerësohen anëtarët tanë në momente të tilla të rëndësishme. Urime Enea dhe suksese të mëtejshme në rrugëtimin tënd profesional!-lexohej në urimine Bashkimit të Arbitrave Shqiptarë të Futbollit
Top Channel