Juventusi i kërkoi presidentit të Federatës falejn e Kalulu-t, por përgjigjia e Gravinës ishte e shkurtër: Jo…
Rinisje nga e para, është fraza në rend të ditës te Juventusi që këtë të shtunë do të luajë ndaj Comos. pas dy humbjeve me Interin në kampionat dhe Galatasaray në Ligën e Kampioneve, bardhezinjtë janë të detyruar të marrin të 3 pikët.
Gara për vendin e katërt po bëhet githnjë e më e gjallë dhe një fitore ndaj skuadrës së Fabregas mund të ndihmojë bardhezinjtë të fitojnë moral për të përballuar ndeshjen e kthimit në playoffin e Champions League, një sfidë që është shumë e komplikuar
‘I pranojmë rezultatet e fundit dhe tani duhet të vendosim se çfarë duhet të bëjmë e si duhet të reagojmë; është vetëdija për forcën e skuadrës që do të na thotë si do të shkojnë gjërat-tha Luciano Spalletti në konferencën për shtyp-analizojmë në mënyrë korrekte dhe objektive, këtë dhimbje duhet ta përdorim si një llastik që na tërheq dhe na shtyn drejt sfidës së radhës’
Spalletti foli edhe per veprimin e Juventusit që iu drejtua presidentit të FIGC, Gabriele Gravina për faljen e Kalulu, një kërkesë që u refuzua.
‘Është një gjest që duhej ndëmarrë nga klubi duke parë dy padrejtësi të qarta të cilat u detyruam t’i pranojmë-tha Spalletti që më pas bëri një bilanc të futbollistëve të dëmtuar.
‘Bremer nuk do të jetë ndaj Comos, David është thirrur në skuadër por me shumë mundësi nuk i ka 90 minutat. Do të vijë me ne dhe do të bëjmë vlerësimet-shtoi trajneri toskan që u përqendrua edhe të skuadra kundërshtare.
‘Është një ndeshje me kurthe, por jam i bindur se skuadra do të dijë të rimarrë situatën në kontroll-tha Spalletti-Como është një skuadër e fortë, që di të shprehë futbollin që është në mendjen e trajnerit të saj. Fabregas është shumë i fortë, dëshiron të transferojë te skuadra, karakteristikat e tij si futbollist. Është i kompletuar, në gjendje të bëjë gjithçka, me dëshirën për të kontrolluar sfidën. E konsideroj si një prej trajnerëve më të aftë që janë në Itali’
Top Channel