Carlo Ancelotti vë një tjetër Botëror në shënjestër: Besoj se do të rinovoj për 4 vjet të tjerë me Brazilin
Lidhja mes Gianni Infantinos dhe Donald Trump përforcohet akoma më shumë. Pas organizimit të Botërorit te Klubeve dhe Botërorit të kësaj vere, Board of Peace dhe FIFA kanë nënshkruar një marrëveshje historike partneriteti për rilindjen, stabilitetin dhe zhvillimin afatgjatë të rajoneve të goditura nga konfliktet.
Presidenti i FIFA ishte në ëashington për takimin me të gjithë përfaqësuesit e vendeve që kanë hyrë në Board of Peace mes të cilave edhe Shqipëria.
Marrëveshja u firmos nga presidenti i FIFA, Yakir Gabay, anëtar i Board of Peace i Gazës, Nickolay Mladenov, përfaqësuesi i lartë për Gazën dhe nga Shefi i Komitetit Kombëtar për Administrimin e Gazës, Ali Shaath. Kjo marrëveshje përcakton një kuadër afatgjarë për ndërtimin e një ekosistemi të plotë, duke ofruar infrastrukturë të një niveli botëror, programe komunitare të strukturuara dhe mundësi ekonomike të qëndrueshme në Gaza, Palestinë.
Partneriteti është artikuluar në më shumë faza. Faza e parë parashikon bashkëpunimin për të ofruar një program rilindjeje te plotë për Gazën duke kombinuar rindërtimin fizik me aktivizimin social dhe ekonomik. Kuadri i veprimit parashikon 4 faza. E para, aktivizimi i komunitetit(3-6 muaj) me instalimin e 50 minifushave FIFA Arena për të krijuar hapësira loje të sigurta dhe të aksesueshme. Implementimi do të përfshijë programin Fifa Football for Schools, shpërndarjen e pajisjeve dhe aktivitetet bazë të strukturuara. Faza 2, Infrastruktura profesionale(12 muaj) me zhvillimin e 5 fushave të lojës me përmasat standard që do të lejojnë krijimin e klubeve lokale të organizuara dhe përforcimin e rrugëtimeve futbollistike të strukturuara. Faza 3 e quajtur FIFA Academy (18-36 muaj) për krijimin e një qendre që integron sportin e elitës me arsimimin dhe akomodimin. Akademia do të mbështesë individët e talentuar në rrugëtime profesionale dhe me mundësi pune të kualifikuar. Faza 4 e quajtur Stadiumi Kombëtar(18-36 muaj) me ndërtimin e një stadiumi kombëtar me 20 mijë vende në gjendje që të presin evente sportive dhe kulturore, përforcimi i identitetit kombëtar, gjenerimi i të ardhurave komerciale. Implementumi do të bëhetë në linjë me monitorimin e vazhdueshëm të kushteve të sigurisë.
Top Channel