“Përkeqësim i klimës së biznesit”/ Investitorët e huaj të shqetësuar për korrupsionin, informalitetin dhe stabilitetin fiskal
Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Francës janë forcuar vitet e fundit, teksa ky i fundit është një partner i rëndësishëm tregtar dhe investitor strategjik, ndërsa përmes Agjencisë Franceze për Zhvillim duke mbështetur projekte kyçe në të gjithë sektorët.
Ministri i deleguar i ngarkuar me tregtinë e jashtme dhe atraktivitetin, Nicolas Forissier, foli në “Top Talk Economy” për praninë franceze në Shqipëri, e cila ka lënë gjurmë edhe në sektorët e kulturës dhe arsimit, teksa zbuloi edhe bashkëpunimet Tiranë-Paris.
Intervista e Plotë:
-Kjo nuk është vetëm vizita juaj e parë në Shqipëri, por edhe udhëtimi juaj i parë në Ballkan. Çfarë ju shtyu të zgjidhni këtë vend si destinacionin tuaj të parë në rajon?
Siç a keni vënë re, ekziston një lidhje e veçantë mes Shqipërisë dhe Francës, e cila u shpreh qartë me dy vizitat e Presidentit të republikës, Emmanuel Macron, këtu në Tiranë, dhe nga vizita e Kryeministrit Rama në Paris. Së bashku kemi nënshkruar disa marrëveshje që na lidhin : një Marrëveshje Ndërqeveritare, dhe disa platforma ku mbështetet puna jonë. Për këtë arsye kam ardhur në Shqipëri, për të mbështetur dhe nxitur këto marrëdhënie, për të bërë një bilanc me kolegët e mi në qeverinë shqiptare. Pra ekziston një lidhje e veçantë. Është hera e parë që vij në Shqipëri, me mendoj se do të vij përsëri, sepse siç thuhet në anglisht, kam një good filling. Jemi marrë vesh shumë mirë dhe mendoj se ky vend është mbresëlënës për shumë arsye: gjërat lëvizin shpejt, ka një vizion. Prandaj roli i Francës
Është t’i qëndrojë pranë ekonomisë shqiptare, shqiptarëve dhe shqiptareve, për t’i mbështetur progresivisht në fillim për të përgatitur integrimin në Bashkimin Evropian, i cili është një objektiv i rëndësishëm për vendin tuaj, si dhe për të nxitur partneritete win-win, të baraspeshuara, në mirëbesim dhe miqësi dhe nga të cilat të kemi fitime të dyja palët, kryesisht në fushat e eksportit, të ekonomisë, të teknologjive të reja, të infrastrukturës.
-Gjatë viteve të fundit, Franca është shfaqur si një partner politik i besueshëm dhe i përkushtuar i Shqipërisë. A reflektohet këto marrëdhënie të afërta, të cilat janë veçanërisht të dukshme në sferat kulturore dhe arsimore, edhe në fushën ekonomike?
Siç ju thashë, kemi shumë punë për të bërë për të përmirësuar shkëmbimet tona. Mendoj se kompanitë franceze nuk e njohin mjaftueshëm mirë Shqipërinë, pra ka një punë për të bërë për mua si ministër, por edhe për autoritetet shqiptare, për agjencinë AIDA, për shembull, që nxit zhvillimin e ekonomisë në Shqipëri. Pra duhet të bëjmë që tregu shqiptar, mundësitë dhe pritshmëritë e Shqipërisë të njihen më mirë nga kompanitë tona. Ky është elementi i parë si dhe arsyeja që jam sot këtu, sepse jo vetëm pata rastin të konstatojmë gjendjen aktuale me kolegët e qeverisë, të ekosistemit mbi të cilin mbështetet prania franceze dhe partneriteti francez me ekonominë dhe bizneset shqiptare, por kjo është një mundësi për të ndihmuar kompanitë franceze në Francë të cilat duan të dinë më shumë për vendin tuaj. Pra është një përpjekje komunikimi, shpjegimi mbi atë që përfaqëson tregu shqiptar. Pastaj ne i kemi mjetet e nevojshme, siç ju thashë më lart, një Marrëveshje ndërqeveritar, e cila nënvizon disa prioritete si energjia, bujqësia, uji, mbetjet, vaditja, teknologjitë e reja dhe inteligjenca artificiale. Por ka edhe shumë sektorë të tjerë, p.sh. si hekurudhat, ku ne mund të punojmë së bashku. Pra ke shumë punë për të bërë edhe përtej shpjegimit të thjeshtë të mundësive që ofron tregu shqiptar. Ne duhet të strukturojmë partneritetet tona, dhe kjo bëhet nga strukturat publike, nga shtetet, qeveritë, agjencitë qeveritare të dy vendeve. Kjo do të thotë gjithashtu që kompanitë të jenë të pranishme për të lidhur partneritete, për të bërë propozime në lidhje me nevojat e shqiptarëve. Pra kemi një punë e cila ka filluar tashmë. Së bashku me kolegët e mi të qeverisë shqiptare, ne mblodhëm sot Komitetin e mbikëqyrjes së Marrëveshjes Ndërqeveritare, ku përcaktuam qartë se çfarë duhet të bëjmë në muajt e ardhshëm. Do të mblidhemi shumë më rregullisht, me një agjendë shumë mirë të përcaktuar, do të përshpejtojmë disa marrëveshje që janë në proces zbatimi. Pra është një punë si mes dy qeverive ashtu edhe për të nxitur marrëdhëniet mes kompanive të dy vendeve. Synimi im, ashtu dhe i qeverisë shqiptare, është të zhvillojmë shkëmbimet dhe partneritetet të të gjitha llojeve mes dy vendeve tona.
-Ju përmendët dy vizitat e Presidentit Macron dhe theksuat përmirësimin shumë të shpejtë të imazhit ndërkombëtar të Shqipërisë. Sipas mendimit tuaj, cilat janë pikat e forta që kontribuojnë në këtë dinamikë?
Mendoj se në Shqipëri po bëhet një punë shumë e madhe për të përmirësuar lidhet, rregulloret e ekonomisë të shoqërisë, sipas kërkesave të Bashkimit Evropian, sepse objektivi juaj është të aderoni në BE, objektiv që ne e mbështesim. Por ka disa kushte, duhen harmonizuar rregullat e ekonomisë, fiskalitetit, prodhimit, si dhe disa çështje organizimi si p.sh. pushtetet politike, transparenca, lufta kundër korrupsionit. Të gjitha këto janë kritere të kërkuara nga Evropa dhe unë vë re që gjërat kanë ecur shumë përpara, është bërë një punë e jashtëzakonshme këtu në Shqipëri, gjë që na e konfirmojnë autoritetet evropiane. Duhet të vazhdoni, të shkoni deri në fund dhe ne do ju ndihmojmë. Kjo gjë e ka ndryshuar imazhin dhe ka ndërtuar një imazh të Shqipërisë shumë afër Evropën. Këtë unë e perceptoj dhe ky është një sinjal shumë i rëndësishëm. Pastaj, është një element që më duket shumë interesant : zhvillimi i vrullshëm i turizmit. Vitin e kaluar, në 2025, kanë ardhur në Shqipëri 300 000 turistë francezë. Para se të vija në Tiranë, po bisedoja me disa persona, rastësisht, të cilët kur morën vesh se do vija këtu u gëzuan shumë, se kishin qenë në Shqipëri vitin e kaluar, është një vend i mrekullueshëm… Pra mendoj se vendet evropiane janë duke e zbuluar Shqipërinë, e cila po modernizohet, po ecën mirë në përgatitjet për integrim në BE, por që është gjithashtu duke u hapur për turizmin , një vend që duhet zbuluar, që ka shumë për të treguar. Kur po shëtisja në Tirana dhe po shikoja gjithë ato projekte arkitekturore që janë realizuar apo po realizohen, këtë qytet shumë mbresëlënës, me parqe dhe pemë, kam mbetur i mrekulluar. Ky është një zhvillim për imazhin e Shqipërisë dhe ju siguroj se do jem avokati juaj kudo që të shkoj.
-Ju përmendët disa kompani që kanë kontribuar më shumë në zhvillimin dhe transformimin e Shqipërisë. A ka ndonjë sektor që është me interes të veçantë për Francën dhe që parashikohet të ketë rritje në të ardhmen?
Franca ka kompani shumë të fuqishme, disa nga të cilat janë kampione botërore në sektorët e tyre, si p.sh. kozmetika, parfumet, verërat, por edhe në fushën e infrastrukturës, ku ofrojnë një ekspertizë të jashtëzakonshme dhe që mund t’u përgjigjen kërkesave dhe nevojave të Shqipërisë. Aktualisht kemi pasur shumë diskutime mes Francës dhe Shqipërisë për sa i përket çështjes së ujit të pijshëm, këtu në kryeqytet por edhe në qytetet të tjera, por edhe për çështjen e trajtimit të mbetjeve dhe të ujërave të zeza. Në këto çështje të caktuara, kompani të mëdha franceze të njohura në të gjithë botë, SUEZ dhe VEOLIA, si dhe operatorë të tjerë, janë të gatshëm të punojnë këtu dhe kanë bërë tashmë disa propozime. Mendoj se ata do të sillnim teknologjitë më të mira që ekzistojnë e që i përgjigjen nevojave në këtë fushë në mënyrë të qëndrueshme. Ka edhe çështje të tjera si transporti hekurudhor që është një prioritet për qeverinë shqiptare. Ne kemi p.sh. ALSTOM, e cila është një kompani shumë e njohur në të gjithë botën, apo kompani, si në fushën e inxhinierisë ashtu edhe në atë të prodhimit, të cilat janë shumë të përshtatshme për t’iu përgjigjur kërkesave dhe nevojave të vendit. Nuk dua të harroj gjithashtu sektorin e bujqësisë dhe agroushqimor, ku Franca është vendi më i madh bujqësor dhe agroushqimor i BE-se, gjë që e them me krenari sepse unë vetë e kam drejtuar këtë sektor më përpara. Pra jam i bindur se duke punuar së bashku do të mund të vëmë në kontakt kompanitë, sipërmarrjet e sektorit, si atij bujqësor apo blegtoral. Pastaj ka edhe fusha që i përkasin të ardhmes dhe ku Shqipëria mund të na ndihmojë, siç janë teknologjitë e reja, inovacioni dhe startup, inteligjenca artificiale, etj. Janë bërë shumë përpjekje në vendin tuaj, si dhe në Francë. Pra janë përpjekje që në një farë mënyre përgatisin të ardhmen, siç është Shkolla 42, partneritetet e krijuara mes universitetit të Kompiemit dhe Universitetit politeknik të Tiranës. Pra janë duke u zhvilluar disa gjëra që do të lehtësojnë ekosistemin e startup-eve, të të rinjve që krijojnë kompanitë e tyre të teknologjisë dhe të inteligjencës artificiale. Ka edhe eksperienca që qeveria shqiptare po i çon përpara aktualisht në përdorimin e inteligjencës artificiale në drejtimin e ministrive, pra një eksperiencë që mund ta marrim dhe ta përdorim në Francë. Këto shkëmbime janë të rëndësishme. Nuk dua të lë pa përmendur edhe fushën e mbrojtjes, ku TALES, një kompani shumë e madhe franceze, sapo i ka dhënë një radar të fuqishëm ushtrisë shqiptare. Pra ka shumë fusha, shumë mundësi. Duhet të flasim, të takohemi, të njohim kompanitë franceze me nevojat e atyre shqiptare dhe që kompanitë dhe tregu francez të kuptojnë se Shqipëria ka shumë burime dhe pasuri në fushën e teknologjive. Sot folëm për verën, ku Franca është një prodhues i madh, por pse të mos punojmë që edhe verat shqiptare të eksportohen në Francë.
-A mendoni se më shumë kompani franceze duhet të vijnë të investojnë në Shqipëri dhe a ka një plan Franca lidhur me këtë?
Siç ju thashë, dy vendet kanë nënshkruar një Marrëveshje Ndërqeveritare, ne kemi në Tiranë një ambasadë e cila është shumë aktive, kemi një Dhomë tregtie dhe industrie Francë Shqipëri që është në zhvillim. Unë i kam takuar ata dhe u kam thënë të dyfishojnë përpjekjet e tyre në mënyrë që të njihet sa më mirë tregu shqiptar, mundësitë që ekzistojnë në Shqipëri për kompanitë franceze e që ata të vijnë sa më shumë në numër këtu. Kjo punë kalon përmes dy qeverive tona, sepse siç thashë bëhet fjalë për infrastruktura, dhe ne duhet të lidhim mes tyre kompanitë e dy vendeve tona, por kalo gjithashtu përmes edhe përmes agjencive, siç është Business France, e cila informon kompanitë franceze mbi mundësitë e tregut, AIDA, e cila është një agjenci, e cila ka qenë e pranishme në disa panaire në France si p.sh. në Salon Tech, një panair mbi teknologjinë, ose në Kanë në fushën e turizmit. AIDA është shumë e pranishme kudo, dhe këtë punë në komunikim ne duhet ta vazhdojmë edhe më tej. Ne duhet të punojmë gjithashtu në nivel lokal, pranë kompanive franceze për t’i sensibilizuar në lidhje me faktin se Shqipëria është shumë afër, se ne kemi lidhje shumë të forta politike, miqësie, historike, dhe se duhet të lëvizim pak, të vijnë në Shqipëri. Këtë e them edhe për kompani të vogla e të mesme, në të gjitha fushat, si në agroushqimor p.sh., që mund të lidhin partneritete ose të sjellin produkte shqiptare në Francë, por që kanë pak frikë të punojnë jashtë vendit, të eksportojnë. Një treg si Shqipëria, me të gjitha faktorë e përmendur si afërsia, është ideal për t’u testuar. Për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme Shqipëria është afër, kemi afërsi edhe afektive mes nesh. Shqipëria është shumë frankofile dhe frankofone, pra është ideale për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, që nuk kanë dalë kurrë jashtë Francës, të mund të fillojë.
-Çfarë do të përfitojnë bizneset shqiptare nga ky bashkëpunim?
Mendoj se ku ka shkëmbime tregtare ka gjithmonë përfitime dypalëshe, nëse bëhet në mënyrë të shëndetshme, në mirëbesim. Logjika e eksportit, e daljes së bizneseve franceze në fushën ndërkombëtare, dje këtë po jua thotë një ministër i tregtisë me jashtë, është një logjikë win-win. Pra nëse biznese franceze vijnë në Shqipëri, ata lidhin kontakte dhe mund të sjellin në Francë biznese shqiptare. Bizneset shqiptare mund të shkojnë edhe vetë, dhe mendoj se në fushën ushqimore, siç folëm për verën mund të jetë interesante. Ju eksportoni në Itali, pse të mos shkoni deri në Francë. Pra e rëndësishme është që gjërat të lëvizin, të krijohen kontakte, dhe sot ne jemi pak me vonesë në këtë drejtim. Mes dy vendeve nuk ka mjaftueshëm shkëmbime, duhen zhvilluar ato dhe kjo do të jetë në interesin reciprok. Ka sipërmarrës francezë që janë vendosur këtu, në fushën e tekstileve apo të pjesëve plastike për industrinë automobilistike, të cilët i takova sot dhe që e eksportojnë pothuajse të gjithë prodhimin në të gjithë botën, përfshirë edhe Francën. E rëndësishme është të krijohen kontakte edhe zhvillohet tregu.
-Popullsia po plaket shpejt; çfarë mund të përfitojnë të rinjtë…
Çdo gjë që do të bëhet për ardhjen e bizneseve franceze në Shqipëri, do t’i shërbejë njëkohësisht tregut të punës, do të hapen vende të reja pune. Gjithçka që do të bëhet mes Francës dhe Shqipërisë në fushën e formimit profesional do t’i shërbejë punësimit të të rinjve. Interesi im dhe ai i qeverisë shqiptare është të krijojmë vende pune këtu, që të rinjtë të mos largohen për të punuar në vende të tjera. Ne keni si bosht qendror inovacionin, teknologjitë e reja, inteligjencën artificiale, dhe kjo është një mundësi e rëndësishme punësimi në kuadrin e bashkëpunimit mes Francës dhe Shqipërisë, dhe kjo mund të ndodhë edhe për projektet e mëdha në infrastrukturë, në shërbime për popullatën, apo në punën që ne bëjmë në fushën e formimit profesional. Siç e dini, universiteti i Kompiemit ka hapur një njësi formimi në Universitetin politeknik, kemi një marrëveshje tjetër par hapjen e një liceu francez shkencor në Shqipëri, shumë partneritete ekzistojnë tashmë mes njësive lokale, siç është Nisa apo Shamberija, ku synohet formimi profesional në fushën e turizmit , i cili mund të ofrojë shumë vende pune për shqiptarët në vitet e ardhshme. Këtë jua them ne siguri sepse vij nga një vend që është dstinacioni më i madh turistik në botë. Kemi 80 milionë turistë në vit, para &0 vitesh, dhe do kapim 100 milionë vitin e ardhshëm. Kjo krijon shumë vende pune dhe kështu do të ndodhë edhe këtu, jo në të njëjtën shkallë, por do të këtë shumë zhvillime për Shqipërinë, pra duhet përgatitur personeli.
-Ndërsa përgatitesha për këtë intervistë, më bëri përshtypje funksioni juaj: “Ministër i Deleguar i ngarkuar për Tregtinë e Jashtme dhe Atraktivitetin”. Që nga fillimi i programit, kemi diskutuar aspektin e parë të portofolit tuaj. A mund të na tregoni se çfarë përfshin aspekti i dytë dhe si lidhet ai me të parin?
Atraktivitet do të thotë të bësh të mundur që bizneset franceze të punojnë edhe jashtë vendit, si dhe të tërheqësh bizneset e huaja në Francë, që të hapin biznese në Francë. Ky është një problem që e njohin të gjithë : kemi nevojë të zhvillojmë eksportin drejt vendeve të tjera, por kemi po ashtu nevojë të zhvillojmë industrinë në vendin tonë për të krijuar vende të reja pune. Roli im është gjithashtu t’u flas partnerë industrialë për t’u thënë se Franca është një vend shumë tërheqës. Ne jemi destinacioni nr.1 për sa i përket investimeve direkte të huaja në të gjithë Bashkimin Evropian që prej 6 vitesh. Ky është viti i gjashtë që Franca është destinacioni i parë i investimeve direkte të huaja, pikërisht në ndërtimin e uzinave, në ofrimin e shërbimeve. Këtë ua them edhe investitorëve potencialë shqiptar, që mund të jenë biznese të vogla, të mesme apo të mëdha. Do të bëjmë ç’është e mundur për t’i mirëpritur në Francë, ashtu sikur jam i bindur se bën Shqipëria për të mirëpritur investitorët e huaj. Pra jam si për të eksportuar bizneset tona ashtu dhe për të tërhequr investitorët, pra ministri i zhvillimit ekonomik ndërkombëtar i vendit tim, dhe mendoj se edhe këtu është e njëjta gjë.
-Përpara se të emëroheshit ministër, ju keni ushtruar funksione të shumta lokale dhe kombëtare. Si ju përgatitën këto përvoja si zyrtar i zgjedhur për këtë post qeveritar? Çfarë mësimesh nxirrni prej tyre në punën tuaj të përditshme?
Para se të merresha me politikë, kam filluar në biznes, si drejtues biznesi dhe merreshim me bizneset në falimentim. Këtë eksperiencë e kam të ngulitur thellë në kulturën time, mënyrën dhe metodën e punës, si dhe nevojën për të qenë sa më afër njerëzve, problemeve konkrete. Ky është biznesi. Pastaj kjo u plotësua me përvojën si deputet dhe si kryetar bashkie. Kur je kryetar i një bashkie të vogël, edhe aty puna është konkrete, në metoda dhe në afërsi me njerëzit. I nënvizoj këto tre aspekte, sepse mendoj se ky është mësimi kryesor që kam marrë për punën time si ministër. Para disa vitesh kam që i ngarkuar me bujqësinë dhe industrinë agroushqimore në qeveri, tani me tregtinë e jashtme dhe atraktivitetin. Në të dyja rastet më është duhet thelbësore të isha në kontakt direkt me bizneset, me administratën që të mbështet, jo nga larg por nga afër, të jem aksesibël për funksionarët dhe personelin që punon me mua, si dhe një afërsie njerëzore edhe me partnerët që takoj jashtë vendit. Mua më pëlqen shumë të vendos kontakte dhe të imagjinoj se si do të jetë pas disa vitesh projekti apo vendi i bashkëbiseduesit tim në vendet ku shkoj. Këtë përpiqem të imagjinoj edhe këtu në Tiranë, dhe kjo i bën gjërat shumë konkrete dhe pasiononte, sepse nuk jemi në diçka jo reale apo teorike. Në këtë funksion ministror punojmë për zhvillimin e popujve, për zhvillimin e vende, për partneritete dhe marrëdhënie njerëzore, sepse ekonomia nuk është thjesht shifra, por para së gjithash, sidomos tregtia, është një marrëdhënie njerëzore. Këto gjëra i kam mësuar gjatë eksperiencave të mia në politikë dhe në biznes, dhe jam i lumtur të përpiqem t’i shfrytëzoj sa më mirë në detyrën si ministër për vendin tim, Francën, dhe në rastin konkret këtu në Tiranë
Top Channel