Top Story/ “Çfarë ke sot mo vlla, më lër të flas”, Dudushi debaton me Kokën: Rama tërhoqi vëmendjen, çoi UÇK te Trump

19/02/2026 21:58

Gazetari Alban Dudushi dhe Bledar Koka kanë debatuar me njëri-tjetrin gjatë diskutimit në “Top Story” për pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama në Bordin e Paqes.

Dudushi i është drejtuar me tone të ashpra gazetarit, pasi ky i fundit ndërhyri në fjalën e tij. Nga ana tjetër Alban Dudushi deklaroi se fjala e Ramës për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, gjatë Bordit të Paqes ka tërhequr vëmendjen e presidentit amerikan Donald Trump.

Alban Dudushi: Edhe Bashkimi Europian nuk ka një qëndrim unik për këtë. Kjo nuk është hera e parë që Shqipëria merr pjesë. Vendet e tjera europiane janë kundër me qëndrimet e SHBA. Edhe në çështjen e Irakut, ata ishin kundër kësaj historie, europianët.

Robert Rakipllari: Anglia ka qenë gjithmonë me Amerikën, është hera e parë që nuk është.

Alban Dudushi: Disa nuk janë shprehur, disa thonë që do e shqyrtojnë, kjo është gjendja evropianëve. Kjo i shërben Ramës. Po doli nga zona e OKB-së do e arrestojnë aty për çështjen e McGonigal, e mbani mend.

Bledar Koka: Bravo i qoftë opozitës, ti e di fare mirë që nuk është kështu. E paska arritur retorikën opozita.

Alban Dudushi: Çfarë ke mo vëlla? Pse je kaq i mërzitur sot?

Bledar Koka: Unë nuk kam fare emocion, pse thua kështu.

Alban Dudushi: Të lash të flisje, më lër.

Bledar Koka: Ke të drejtë më fal.

Alban Dudushi: Rama sot tërhoqi vëmendjen. Vende të vogla si Shqipëria dhe Kosova nuk mund të tërhiqnin ndryshe vëmendjen e Trump. Rama sot ka luajtur në mënyrë perfekte, çfarë efekti do të ketë kjo mbetet për tu parë. Ky është vetëm fillimi, dhe atij mund ti kthehet si boomerang. Tani që ai përmendi çështjen e komandantëve në Bordin e Paqes, nuk mund të mbetet me aq.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB