Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i ftuar në “Top Story” ka folur për mandatin e ministres Belinda Balluku.

Ai analizoi këtë çështje, teksa u ndal tek Këshilli i Mandateve, si do të veprojë ky institucion me çështjen e Ballukut.

“Është e rëndësishme të kuptojmë, nuk ka të bëjë me imunitetin. Imuniteti në Shqipëri ka rënë në vitin 2012, nuk ka asnjë kufizim për hetimin. Nuk ka kufizime as për disa masa. Shtetet ligjore si reagojnë, reagojnë duke adresuar çështjet e kësaj natyre përmes mekanizmave ligjore.

Shkojnë në gjykatë, marrin interpretimin e gjykatës dhe Kuvendi, vend tjetër ku ligjërohet, kontrollohet qeveria dhe votohet. Dëgjova sot në Kuvend ku flitej jo vetëm për qeveri teknike, por ka dalë kjo teoria që të kemi Parlament teknik. Ç’është kjo parlamenti teknik. Në Britaninë e Madhe këto çështje nuk paragjykohen.

Këto çështje që janë në hetim e sipër dhe kur janë për më tepër në vlerësim të një organi siç është Këshilli i Mandateve, ju sugheroj të kemi durim dhe mos të bëni aludime sepse ju dëmton edhe juve në analizat që bëni edhe publikun. Imuniteti nuk ekziston më në republikën e Shqipërisë që nga viti 2012.

Kjo është një çështje parlamentare, Këshilli i Mandateve do ta vlerësojë. Këshilli i mandateve harton një raport. Më pas është sovrani patjetër që voton”, tha Vengu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB