20 Gola, 9 Asiste, 8 Ndeshje radhazi! Lexoni rekordet absurde të Lionel Messit pas fitores me Kepin e Gjelbër! 04/07 00:37
Botërori për Klube i FIFA-s mund të zgjerohet nga 32 në 48 ekipe duke filluar nga viti 2029.
Lajmi është bërë i ditur nga The Guardian, duke specifikuar se UEFA është gati të mbështesë propozimin e federatës botërore. Kjo përfaqëson një ndryshim drejtimi për UEFA-n, e cila fillimisht kishte frikë se Botërori i Klubeve mund të kishte pasoja negative për Ligën e Kampionëve.
Nga ana e saj, FIFA do të angazhohet që të mos e zhvillojë më këtë ngjarje çdo dy vjet, duke e mbajtur atë në një bazë katërvjeçare. Marrëveshja do të tregonte marrëdhënien e përmirësuar midis presidentëve përkatës, Aleksander Ceferin dhe Gianni Infantino.
Top Channel