25% e turistëve akomodohen në Shqipëri, ekspertët: Shtohen turistët traznit, problem informaliteti në strukturat me qira

19/02/2026 15:27

Nga 12 milionë turistë që e vizituan Shqipërinë në vitin 2025 vetëm 25% e tyre kaluan të paktën një natë në strukturat akomoduese shqiptare të regjistruara si hotele, bujtina, apo apartamente me qira.

Ndonëse Instituti i Statistikave bën të ditur se Net qëndrimet gjithsej u rritën me 26,2 %, ku ato jo-rezidentë u rritën me 39,2 %, ndërsa ato nga rezidentët u rritën me 8,7 %, përsëri numri i të huajve që flenë në Shqipëri është tepër i ulët.

Për ekspertët e tregut dhe operatorët turistik kjo situatë vijnë si pasojë e shtimin të turistëve tranzit, informaliteti nga apartamentet me qira si dhe emigrantët që i kalojnë pushiemt tek të afërmit.

Në Dhjetor 2025, shumica e vizitorëve jo-rezidentë të cilët u akomoduan në strukturat pritëse në Shqipëri vijnë nga Italia (25 %), Kosova (16 %) dhe Gjermania (6 %). Franca dhe Shtetet e bashkuara kontribuan me nga 4 %, ndërsa 45 % e tyre ishin nga vende të tjera.

Shqipëria mbylli vitin që lamë pas me mbi 12 milionë të huaj ku vetëm dhjetori shënoi mbi 600 mijë.

Për 2026 pritshmëritë e operatorëve tashmë nuk janë më tek turizmi sasior por cilësor, një faktor që sipas tyre do të sillte më shumë të ardhura edhe për turizmin shqiptarë.

 

RRITJA E NETQËNDRIMEVE NË 2025

(Burimi: INSTAT)

 

REZIDENT             39.2%

JOREZIDENT          8.7%

 

GJEOGRAFIA E TURISTËVE TË AKOMODUAR

Italia          25%

Kosovë        16%

Gjermani        6%

Francë            4%

SHBA             4%

Të tjera          45%

 

TURISTËT NË 2025

 

12 mujori              12.4 mln të huaj

Dhjetor                   698 mijë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB