“I vetmi kundërshtar i imi ishte Milosheviçi”/ Hashim Thaçi rrëzon akuzën e Hagës: Nuk u ktheva për pushtet, por për paqe

18/02/2026 14:30

Në Hagë po mbahet seanca për ish-krerët e UÇK-së, të cilët në këtë proces do të bëjnë mbrojtjen e tyre.

Në fjalën e tij, Hashim Thaçi tha se u kthye në Kosovë për të sjellë paqen në vend.

“Duke rrezikuar jetën time për liri dhe paqe, pyetja që shtrohet sot është kush e merr kontrollin. Kontrolli dhe shteti ishte në duart e hekurta të Milosheviçit. Shqiptarët shtypeshin nga pushteti i Milosheviçit. Misioni ynë si popull ishte i qartë, mbijetesa, liria dhe paqja. Unë nuk kisha fare iluzione. Por shpresa jonë e vetme ishte bota demokratike, SHBA dhe NATO.

Prandaj fokusi im ishte ndërtimi dhe forcimi i kësaj aleance. Unë udhëtova në shumë kryeqytete për t’i bindur për këtë kauzë. Kudo që isha, isha në kontakte të vazhdueshme me zyrtarë amerikanë. Milosheviçi e nisi luftën në Kosovë, kurse ne po mbroheshim. Nuk u ktheva nga Perëndimi për pushtet, as për të marrë drejtimin e Kosovës, por për paqe.

Po të mos ishte ndërhyrja e NATO-s, nuk do të kishte as pavarësi të Kosovës. Të nderuar gjyqtarë, kjo prokurori më thuri shumë lavde dhe ndau shumë tituj e grada. Por e vërteta është komplet tjetër.

Milosheviçi, me sjelljet e tij ndaj popullit të Kosovës, është rekurtuesi më i madh i UÇK-së. UÇK nuk ishte organizatë shtetërore, por popullore që po mbroheshe nga një shtet agresor.

Fitorja e Kosovës ishte më shumë politike e diplomatike”, tha Thaçi në mbrojtjen e tij.

I nderuar gjyqtar, me lejoni të përsërisë një të vërtetë të përjetshme, i vetmi kundërshtar i imi, i popullit të Kosovës dhe i botës demokratike ishte Sllobodan Millosheviqi. Është e rëndë ta dëgjosh këtë akuzë, veçanërisht kur gjatë luftës unë nuk e dija nëse do të sh u gjallë prej orës në ore e prej ditës në ditë. Unë nuk isha i sigurt nëse do ta shihja familjen time, gruan time dhe djalin e sapolindur, e lere më të ëndërroja të ushtroja kontroll në Kosovës. Në Kosovën e pushtuar plotësisht për rreth 90 vite. Fakti pse ne jemi gjallë është krejtësisht rastësi dhe fat”, ka thënë ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB