Milano-Cortina 2026/Cross-Country në ski, në garë është edhe një…qen
Mbyllen përfundimisht Lojërat Olimpike të Milano-Cortina për dy skiatoret shqiptare Semire Dauti dhe Lisa Brunga.
Dauti, që u nis e 78 në zbritjen e parë në disiplinën e slalomit në Skitë Alpine, nuk mundi ta përfundojë garimin e saj dhe si rrjedhojë u skualifikua.
Kjo do të thotë se 18 vjeçarja nuk do të mund të marrë pjesë në zbritjen e dytë të kësaj disipline. Ndërsa Lisa Brunga edhe pse e përfundoi garimin e saj duke shënuar kohën e 58, u skualifikua, kështu që as ajo nuk siguroi pjesëmarrjen në zbritjen e dytë.
Fati në këto Lojëra Olimpike nuk ishte as me skiatoren nga Kosova, Kiana Kryeziu e cila pasi u skualifikua në slalomin gjigand, nuk mundi dot të përfundojë garimin as në disiplinën e slalomit kështu që edhe për të ky edicion i Lojërave Olimpike mbyllet këtu.
Top Channel