“Keijsin e takova të parin pas eliminimit”, Ina Aderi rrëfehet për “Shqipëria Live”: Ja si rashë në dashuri me të. Për puthjen nuk jam penduar

18/02/2026 14:26

Ina Aderi është banorja e radhës që u eliminua mbrëmjen e djeshme nga shtëpia e BBV.

Gjatë intervistës për “Shqipëria Live”, ajo foli për eksperiencën dhe se si ra në dashuri me Keijsin, ku zbuloi se personi i parë që takoi ishte ai dhe më pas familja.

Ajo u ndal te puthja me të, duke thënë se nuk është penduar për asnjë sekondë.

Të parin takova Keijsin, pastaj familjen. Ne nuk patëm një histori jashtë, historia jonë ka nisur në BBV. Përveç miqësisë ne po kuptonin që diçka po ndodhte mes nesh. ‘The eyes never lies’, është një shprehje.

Bisedën me Stelinën ishte një bisedë si femra femrës. Unë skam treguar në asnjë moment mungesë respekti ndaj saj. U shpreha për ndjesitë e mira, mora ca përgjigje që nuk i prisja nga ajo vajza. Gjërat morën kohën e tyre dhe mendoj se janë aty ku duhet.

Aty brenda dyshon dhe me veten, nuk i beson dot as vetes. Aty dyshon. Pata një momente dobësie për të cilën u pendova shumë shpejt, u ndjeva keq që i lëshova dorën Keijsit. Për puthjen nuk jam penduar absolutisht. Ishte shumë spontane. Nuk u pendova asnjë sekondë. Ndjenjat kur janë të pastra janë të bukura.

Kur dikë e ke mik, i hap zemrën, pa paragjykime. Ne kemi folur me njëri tjetrin shumë sinqerisht dhe kjo më bëri të krijoja besim tek ai. Është një mashkull që më jep shumë siguri, më mbështet, përkujdesës”, u shpreh Ina.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB