Protesta e opozitës më 20 shkurt, Ambasada Amerikane u bën thirrje qytetarëve të saj: Qëndroni vigjilentë dhe shmangni… Dalja e Eva Dumanit nga kampet e Sirisë i ngjan operacioneve sekrete të CIA-s, gjatë luftës së ftohtë, në nxjerrjen e bashkëpunëtorëve dhe agjentëve, nga brenda Rusisë, në kufirin me Finlandën.
Zbulohen detaje të reja nga beteja e fundit 12-vjeçare e Xhetan Ndregjonit për të riatdhesuar mbesën, e çuar në Siri, pa dëshirën e saj, në vitin 2014 prej të atit Shkëlzen Dumani, mbetur i vrarë atje.
Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu mëson se ka pasur dy faza sfiduese, si për dajën e saj përfshi autoritet shqiptare, deri në mbërritjen e saj të shtunën e shkuar në Shqipëri.
Faza e parë është dalja e Evës nga kampi Al Hol, e më pas udhëtimi nga qyteti Idlip në Sirinë veriore, drejt Turqisë.
Faza e dytë është hyrja dhe qëndrimi në Turqi, ku janë shfaqur probleme duke i rrezikuar asaj dhe disa personave të tjerë burgun.
Në kushtet kur Eva nuk kishte një pasaportë të vlefshme për të udhëtuar, ajo është futur ilegalisht në territorin turk, me ndihmën e një zyrtari të inteligjencës siriane.
Qeveria turke pranon hyrjen nga Siria vetëm të shtetasve turq dhe sirian.
Njëzetvjeçares shqiptare i është komunikuar një urdhër arresti provizor për kalim të paligjshëm kufiri nga xhandarmëria turke.
Në këtë moment tek shërbimi inteligjent turk MIT, kanë ndërhyrë autoritet e inteligjencës shqiptare.
Garancitë përfshi informacionet e dhëna nga SHISH dhe Drejtoria e Antiterrorit, dhe Ambasada jonë në Ankara. përshpejtuan deportimin e Eva Dumanit nga Turqia drejt Shqipërisë dhe më kryesorja u mundësua mos-dërgimi i saj në qendrat e dëbimit e pritur atje me javë të tëra në përfundimin e procedurave.
Ajo u mbajt nën monitorim në distancë, nga inteligjenca turke në shtëpinë e Evren Kaya me orgjinë shqiptare në qytetin Adana.
Komunikimet e inteligjencës shqiptare me ato turke fillimisht ndaluan një arrestim të mundshëm të saj dhe më pas përballjen me drejtësinë atje për veprën penale të hyrjes ilegalisht në Turqi.
Top Channel mëson se lëshimi urdhrit të dëbimit drejt Shqipërisë u shoqërua me ndalimin e futjes në Turqi për pesë vite.
Disa javë më parë një grua nga Kosova e larguar nga kampi Al Hol, bashkë me 3 fëmijët e saj, kishte mundur të shkonte në një pikë kufitare mes Sirisë dhe Turqisë por nuk u lejua të hynte në territorin turk.
Top Channel