VIDEO/Penallti me stilin Panenka, Asani shënon sërish në futbollin aziatik
17/02/2026 20:42
Jasir Asani lë sërish gjurmë në futbollin aziatik. Këtë radhë ai gjeti rrugën e rrjetës në AFC Champions 2, turneu i dytë për nga rëndësia në këtë kontinent.
Gjithçka ndodhi në ndeshjen mes Esteghlal ku aktivizohet futbollisti i kombëtares shqiptare dhe Al Husein.
Skuadra e Esteghlal në minutën e 10 të sfidës fitoi një 11 metërsh të cilin shkoi ta ekzekutojë Asani, i cili vendosi të përdorë stilin Panenka duke e mashtruar porterin kundërshtar për t’i dhënë avantazhin 1-0 skuadrës së tij dhe për të festuar në mënyrën e Cristiano Ronaldos.
Shiko këtu golin e Asanit
Top Channel