Champions/ Spektakël në derbin francez, kampionët në fuqi të PSG-së mundin me përmbysje Monacon
Një festival golash mund të përshkruhet nata e sotme në Turqi, aty ku Galatasaray mundi me rezultatin 5-2 Juventusin.
Sfida nisi menjëherë me spektakël, kur në minutën e 15’, Gabriel Sara kaloi në avantazh vendasit dhe një minutë më pas ishte Koopmeiners që barazoi sfidën.
Në minutën e 32’, ishte sërish holandezi që kësaj radhe kaloi për herë të parë në avantazh bardhezinjtë, një avantazh që do të zgjaste deri në fund të pjesës së parë.
Pjesa e dytë ishte një makth më vete për “Zonjën”, e cila u barazua nga Lang në minutën e 49’. Në të 60’, Sanchez përmbysi rezultatin, duke sjellë festë në ekipin turk.
Gjërat u përkeqësuan kur Cabal doli me karton të kuq në minutën e 67’, duke i lënë miqtë me 10 lojtarë, me vendasit që përfituan në mënyrën më të mirë, duke shënuar dy herë të tjera, një herë sërish me Lang dhe në fund me Boey.
Kështu Galatasaray hedh një hap të rëndësishëm drejt 1/16-ave, me Juventusin që do t’i duhet të bëjë një mrekulli pas një jave në Torino.
REZULTATI:
GALATASARAY 5-2 JUVENTUS
Gabriel Sara 15’, Lang 49’, 75’, Sanchez 60’, Boey 86’ / Koopmeiners 16’, 32’
Goli i Gabriel Saras (Video)
Goli i parë i Koopmeiners (Video)
Goli i dytë i Koopmeiners (Video)
Goli i parë i Lang (Video)
Goli i Sanchez (Video)
Goli i dytë i Lang (Video)
Goli i Boey (Video)
Top Channel