Reshjet e dendura në vend/ Rriten prurjet në HEC-in e Fierzës, nisin shkarkimet

17/02/2026 09:32

Reshjet e dendura të ditëve të fundit kanë sjellë rritje të ndjeshme të prurjeve në Hidrocentrali i Fierzës, duke detyruar autoritetet të nisin shkarkimet me rreth 1000 metër kub ujë në sekondë.

Aktualisht, niveli i ujit në liqen ndodhet në kuotën 294 metër, vetëm 2 metër larg kapacitetit maksimal prej 296 metrash në basenin më të madh ujor të vendit.

Sipas burimeve nga HEC-i i Fierzës, reshjet kanë shtuar prurjet deri në 500 metër kub në sekondë. Hidrocentrali më i madh në vend po operon me kapacitet maksimal në prodhimin e energjisë elektrike.

Ndërkohë, edhe në Kukës niveli i ujit ka arritur dukshëm pranë kufirit maksimal, duke rritur shqetësimet për menaxhimin e situatës në ditët në vijim.

Një tjetër problematikë që shfaqet sa herë rritet niveli i liqenit është ndotja mjedisore. Në afërsi të bregut janë akumuluar tonelata mbeturinash urbane, duke shkaktuar ndotje masive.

Ky fenomen përsëritet sa herë ka rritje të prurjeve dhe nivelit të ujit, duke nxjerrë në pah nevojën për masa më të forta parandaluese dhe pastrimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB