“Paraja rrëfen” në Kosovë, ekspozitë për historinë 100-vjeçare të lekut, monedhës sonë shtetërore

17/02/2026 20:40

Banka e Shqipërisë ka hapur ekspozitën për historinë e monedhës shqiptare në një shekull edhe në Kosovë.

Ekspozita “Paraja rrëfen, 100 vjet jetë dhe ngjarje, 1925-2025”e stacionuar në ambientet e Bankës së Kosovës përmes dokumenteve arkivore, objekteve, imazheve dhe rrëfimeve, ofron një pasqyrë të plotë të zhvillimeve monetare dhe ekonomike të Shqipërisë.

“Kjo ekspozitë kërkon të vendosë në vëmendje një ide të thjeshtë: monedhat dhe kartëmonedhat, ndër shekuj, kanë mbartur jo vetëm vlerë shkëmbimi, por edhe simbole, trashëgimi dhe identitet. Nëntori i vitit 1912 solli Pavarësinë dhe simbolet që na bashkojnë. Kujtojmë këtu vizionin e Ismail Qemal Vlorës për krijimin e një banke qendrore shqiptare si një “qelizë bazë” për rimëkëmbjen ekonomike dhe ndërtimin e shtetit të pavarur shqiptar, një vizion që shërbeu si një orientim i qartë për rrugën që do të ndiqnim më pas”, u shpreh  Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

Ekspozita në Kosovë që përkon edhe me Festës së Pavarësisë së Kosovës, do të jetë e hapur deri më 20 shkurt ndërsa në Shqipëri do të jetë e hapur për tu vizituar nga qytetarët deri më 20 korrik të këtij viti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB