Theu derën e banesës me qëllim grabitjen dhe goditi me grusht pronarin, procedohet 19-vjeçari në Memaliaj Kapiteneria e Portit të Sarandës ka njoftuar se për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike dhe detare ka ndaluar daljet në det të çdo mjeti lundrues për ditën e sotme.
Njoftimi i plotë:
Për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike dhe detare, përfshirë erërat me intensitet të lartë dhe dallgëzimin përtej normave të lejuara për lundrim të sigurt, që arrinë deri në 6 Beaufor për ditën e sotme, e martë 17 shkurt, është ndaluar dhēnia e lejeve dhe çdo dalja në det e mjeteve lundruese, përfshirë mjetet turistike, peshkarexhat dhe skafet e vogla, në të gjithë gjirin dhe zonën bregdetare të Sarandës, Ksamilit dhe Borshit.
Njëherazi kjo situatë do të vijojë edhe për lëvizjen e tragetit të linjës Sarandë-Korfuz dhe anasjelltas, që nuk do të lëvizin deri në një njoftim te dytë.
Top Channel