Cristian Chivu humbet pjesët në repartin e mesfushës për ndeshjen e playoffit të Ligës së Kampioneve ndaj Bodo/Glimt që do të luhet në Norvegji.

Hakan Calhanoglu dhe Davide Frattesi nuk do të jenë në dispozicion të trajnerit të Interit dhe nuk kanë udhëtuar me skuadrën për në vendin skandinav.

Mesfushori turk pati një problem në kuadricepsin e këmbës së djathtë, ndërsa italiani u bllokua nga një problem gastrointestinal dhe temperatura. Sfida e parë mes Bodo/Glimt dhe Interit do të luhet në mbrëmjen e kësaj të mërkure, ndërsa ndeshja e kthimit do të zhvillohet të martën e ardhshme në 24 shkurt 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB