Tentoi të kalonte në pikën kufitare të Kakavijës mbi 34 mijë euro të padeklaruara, procedohet gruaja nga Burreli Një 11-vjeçar ka mbetur i plagosur dje, pasi është goditur nga inertet dhe për pasojë a përfunduar në spital.
Uniformat blu bëjnë me dije se sot është proceduar punonjësi i firmës së ndërtimit dhe drejtuesi teknik.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për shtetasit:
-K. K., 26 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Plagosja e lehtë nga pakujdesia”, punonjës i firmës që po kryen punimet për rikonstruksionin e një objekti pranë shkollës së mesme në qytetin e Kukësit, pasi dje, gjatë kohës që ka hedhur inerte, është dëmtuar një nxënës 11-vjeç, i cili kishte kaluar perimetrin e sigurisë. Ai po merr mjekim në Spitalin e Traumës dhe nuk ka probleme për jetën.
-A. D., 62 vjeç, drejtuesi teknik i firmës që po kryen punimet për rikonstruksionin e objektit, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel