“Drejtësi, jo politikë”, marshim në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Kosovë
17/02/2026 13:38
Në sheshin “Skënderbeu”, me flamuj të UÇK-së, Kosovës e Shqipërisë, kanë filluar të mblidhen qytetarët nga i gjithë vendi, do të kërkojnë drejtësi për UÇK-në.
Mbi gjithë këtë, qëndron një mbishkrim “Drejtësi, jo politikë” të shoqëruar edhe me fotografinë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët prej vitesh po gjykohen në Speciale.
Kosova sot feston 18-vjetorin e Pavarësisë, ku mbajt dhe një seancë solemne në Kuvend.
Top Channel