Atalanta e Gjimshitit nuk ia del, bergamaskët munden në Gjermani nga Dortmundi
Real Madridi ka marrë një fitore të rëndësishme 1-0 në fushën e Benfica-s në ndeshjen e parë të play-off-it, falë një goli vendimtar të Vinícius Júnior.
Sfida në Lisbonë ishte e luftuar dhe me tension të lartë, ndërsa trajneri José Mourinho u ndëshkua me karton të kuq dhe nuk do të jetë në stol në takimin e kthimit.
Pjesa e parë ishte e balancuar, me raste nga të dyja skuadrat. Kylian Mbappé dhe Vinicius rrezikuan për madrilenët, por portieri vendas u tregua i vëmendshëm. Në minutën e 50-të erdhi momenti vendimtar: Vinicius realizoi një aksion individual të shkëlqyer dhe shënoi me një goditje të saktë brenda zonës për 1-0.
Ndeshja u ndërpre përkohësisht pas thirrjeve raciste nga tribuna, ndërsa më pas tensioni u rrit në fund. Mourinho fillimisht u ndëshkua me karton të verdhë për sjellje josportive dhe në minutën e 85-të mori edhe kartonin e kuq, duke u përjashtuar nga stoli. Benfica provoi të reagojë në minutat e fundit, por Reali administroi avantazhin dhe mori një fitore të çmuar në transfertë.
Top Channel