2026 ka nisur me panoramë negative për tregtinë e jashtme të Shqipërisë teksa si eksportet dhe importet kanë regjistruar një rënie të ndjeshme.
26.7 miliardë lekë mallra arritëm të tregtojmë jashtë vendit në muajin janar një rënie me 4.5%, ndërsa importet ranë në 57.9 miliardë lekë ose thënë ndryshe me 4% krahasuar me një vit më parë.
Kjo situatë në tregtinë e jashtme sipas ekspertëve dhe eksportuesve është shqetësuese e cila tregon një rënie të fuqisë blerëse dhe pasoja të drejtpërdrejta për ekonominë.
Në rënien si të eksporteve dhe të importeve kanë ndikuar më së shumti lëndët djegëse, ushqimet si dhe tekstilet. Ndalur sipas gjeografisë më pak mallra kemi dërguar drejt Italisë dhe Kosovës dhe më pak kemi blerë edhe nga Greqia.
Ndonëse një platformë do të vihet në ndihmë të eksporteve të cilat po përjetojnë dhe humbjet më të madhe, sipas ekspertëve ky sektor do politika të qëndrueshme për nxjerrjen nga kjo gropë e madhe humbjesh e krijuar.
Kjo rënie për dy treguesit kryesor të tregtisë së jashtme ka sjellë si pasojë dhe një deficit në rënie teksa në muajin janar arrin në 31.1 miliardë lekë.
Top Channel