40 cm ujë në rrugën e Obotit, ushtria dhe emergjencat civile angazhohen për pastrimin e segmentit

17/02/2026 10:23

Reshjet e shiut kanë prekur edhe qarkun e Shkodrës.

Rruga e Obotit në një segment prej 200 metrash ka prezencë rreth 40 cm të ujit.

Për lëvizjen e banorëve nga të dy anët e saj, janë vënë në dispozicion mjete të ushtrisë me një ekip të emergjencave civile.

Megjithatë theksohet se rruga mund të kalohet me kujdes edhe me mjete të vogla.

Top Channel