Ajo që nuk u pa në Asamblenë Zgjedhore të FSHF, Duka thumbon futbollistin e kombëtares, Elseid Hysaj…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas takimit të sotëm në Prishtinë me homologun shqiptar Edi Rama.
Në një reagim në rrjetin social “Facebook”, Kurti shkruan se diskutuan për marrëveshjet bilaterale, sfidat e përbashkëta dhe mënyrat për t’i tejkaluar ato sa më lehtë.
“Mirëprita Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Diskutuam për marrëveshjet bilaterale që kemi dhe fushat se ku mund t’i shtojmë ato, për mundësitë e reja dhe si t’i shfrytëzojmë sa më mirë, si dhe për sfidat e përbashkëta dhe mënyrat për t’i tejkaluar ato sa më lehtë.
Me mandatet tona të ripërtërira, përmes bashkëpunimit ndërqeveritar dhe ndërshtetëror, le t’u shërbejmë edhe më tej e më shumë qytetarëve në të dy republikat dhe kombit tonë mbarë“-shkruan Albin Kurti.
Top Channel