Rritja e çmimeve gjatë vitit 2025 nuk është përkthyer në të njëjtën masë në rritje të të ardhurave nga konsumi për buxhetin e shtetit.
Të dhënat e publikuara nga Ministria e Financave tregojnë se ndonëse ekonomia është përballur me shtrenjtim produktesh, të ardhurat nga TVSH nuk kanë pasur të njëjtin ritëm rritjeje si zërat e lidhur me pagat dhe punësimin.
Ekspertët fiskal këtë situatën e lidhin me funksionimin e tregut dhe kontrollet ndaj tij, teksa shtojnë se qytetaret po shpenzojnë më shumë për të njëjtat produkte, por jo domosdoshmërisht po konsumojnë më shumë.
“Aplikimi mbi një vlerë të rritur rrit dhe vlerën absolute në buxhetin e shtetit duke bërë që të kemi një tregues të mirë në sipërfaqe por s’tregon atë që sistemi s’duhet të mbahet mbi taksa konsumi. TVSH duke u llogaritur mbi çmimet e rritura ka një rritje të vlerës së saj në buxhet.
Në respekt sa pasqyrohen në çmimin final ka një varg elementësh që nuk kanë të bëjnë me çmimin e importit por me cikle të përpunimit mallit. Në kushte të një ekonomie me informalitet dhe oligopolistik një pjesë e mirë e marzheve të fitimit nuk shkojnë në buxhet për shkak të nëndeklarimit dhe nivelit të dobët të zbulimit të evazionit”, u shpreh eksperti fiskal, Eduart Gjokutaj.
Vetëm në 11 muaj në 2025 të ardhurat në buxhetin e shtetit përllogariten në 687 miliardë lekë, ndërsa TVSH neto dhe ajo në import solli të ardhura rreth 210 miliardë lekë.
Në një situatë të tillë ku çmimet rriten dhe inflacioni i importuar mban dhe peshën kryesore, ekspertët e ekonomisë ngrenë shqetësimin e barrës konsumatore teksa sipas tyre rritja e çmimet nuk ecën proporcionalisht me pagat.
“Inflacioni në Shqipëri ka dy faktor inflacioni i importuar. Sipas BSH 60% të inflacionit është. Importuar. Inflacioni veç reflektohet 4 muaj më pas. Dhe inflacioni vendas si rritja kostove dhe abuzimi tregtarëve
Pagesën gjithmonë e ka qytetari final. Rritja e çmimeve nëse nuk reflektohet me rritjen e pagave barrën finale e ka konsumatori Inflacioni është në nivele optimale nëse e shohim. Megjithatë kur shkojmë në dyqan ka një rritje të ndjeshme të fruta perimeve”, u shpreh ai.
Në këto kushte edhe pse qytetarët paguajnë më shumë për të njëjtat produkte, konsumi mbetet nën presion, ndërsa rritja e të ardhurave në buxhet mbështetet gjithnjë e më shumë tek taksimi i punës dhe jo tek zgjerimi i konsumit në ekonomi.
Top Channel