Inter-Juve përtej Champions-it, Spalletti: Për të ardhur keq që Kalulu u quajt edhe budalla…nga Chivu
Ousmane Dembele bëhet protagonist i aktualitetit të Paris Saint Germain në orët e fundit pas një sinjalizimi që i dha skuadrës ditën e premte pas humbjes me Rennes, është në dyshim për ndeshjen e parë të fazës së playoffit në Ligën e Kampioneve ndaj Monaco pasi sipas të përditshmes franceze ‘L’Equipe’, sulmuesi ka pasur shqetësime në këmbë.
Dembele e mbylli ndeshjen me Rennes me dhimbje dhe këtë të hënë sulmuesi nuk u sforcua shumë në seancën stërvitore të skuadrës dhe bisedoi me stafin mjekësor.
Një mungesë e mundshme e tij në sfidën me Monaco do të ishte një dush i ftohtë për parizienët që kanë pasur nevojë për golat e tij në ndeshjet e fundit
Duke ditur politikën e Luis Enrique për të mos rrezikuar futbollistët në kovaleshencë, Dembele nuk do të jetë titullar nëse nuk është në gjendjen më optimale fizike. Gjithsesi, shqetësime nuk duket se janë shumë të mëdha. Paraditen e kësaj të marte, stafi teknik i PSG do të marrë një vendim duke u konsultuar me mjekët dhe vetë futbollistin.
Top Channel