PSG, Dembele ndez sirenat e alarmit, pëson dëmtim dhe ngre dyshime 24 orë para sfidës me Monaco
Strakosha është kryefjala e javës në kampionatin grek dhe veçanërisht tek AEK-u, pasi e shpëtoi skuadrën e tij nga humbja.
Në kryendeshjen e javës së 21-të në Superligtën greke mes PAOK dhe AEK, e përfunduar 0 – 0, portieri Thomas Strakosha ishte i jashtëzakonshëm.
Në minutën e 12-të, shqiptari ia doli të pres në “këndin e pamundur” penalltinë e sulmuesit të PAOK Georgios Giakoumakis. “Heroizimi” i Strakoshës është bërë viral në rrjetet sociale, njëkohësisht tregues se numri “1” i Shqipërisë po përjeton formë mbreslënëse.
🦅 Strakosha saved AEK from defeat by stopping a penalty. Our goalkeeper is in top form! 🧤
His strong form will be invaluable for the playoff games! 🇦🇱pic.twitter.com/J2yzJfFLeT
— Albanian Football Scout 🇦🇱 (@FootballAlbXI) February 15, 2026
Falë kontributit të çmuar në këtë ndeshje prej Strakoshës, AEK-u i Athinës vazhdon të qëndrojë në krye të Superligës helene me 49 pikë, 2 më shumë se Olympiacos dhe 3 më tepër prej PAOK. Kjo ishte penalltia e tretë e pritur nga portieri 30-vjeçar dhe konfirmon se ai është portieri më i mirë i ligës në pozicionin e tij.
Top Channel