‘Një Real Madrid i plagosur është i rrezikshëm’-Kështu është shprehur trajneri Jose Mourinho në prag të ndeshjes së Ligës së Kampioneve mes Benficas dhe Los Blancos.

Skuadra portugeze e siguroi kualifikimin për në playoff pikërisht pas fitores 4-2 ndaj Realit të Madridit në sfidën e fundit në Fazën e Ligës me portierin Anatoliy Trubin që shënoi me kokë në minutën e 98.

‘Janë të plagosur-deklaron Jose Mourinho-dhe një mbret i plagosur është i rrezikshëm. Do të luajmë sfidën e parë me kokë, ambicie dhe besim. E dimë çfarë i kemi bërë mbretit të Ligës së Kampioneve’

Benfica, skuadër e vendit të tretë në kampionatin portugez, do të luajë ndeshjen e parë të playoffit të Ligës së Kampioneve këtë të martë në shtëpi, në stadiumin Da Luz.

‘Sfida do të jetë shumë impenjative, padyshim. Trubin nuk do të luajë në sulm-ironizoi Mourinho që e ka drejtuar Realin e Madridit nga 2010 në 2013 duke fituar një titull në La Liga-jam mësuar me sfida të tilla. E bëj prej një jete. Shpesh mendohet se në ndeshjen e parë nevojitet një rezultati i caktuar për këtë apo atë arsye. Unë them se nuk ka një rezultat të përcaktuar përfundimisht’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB