Nga Asambleja Zgjedhore e FSHF, Ministri Gonxhja: Ligji për Sponsorizimin do të jetë gati në 2027
Deklaratat e Gianluca Rocchi një ditë pas sfidës mes Interit dhe Juventusit lanë të kuptohet se cila do të jetë linja që do të ndjekë shefi i arbitrave në lidhje me të ardhmen e Federico La Penna pas kartonit të kuq të dhënë ndaj Kalulu në Derbin e Italisë.
Gjyqtari rrezikon një skualifikim të gjatë edhe pse ka nga ata që flasin se ai mund të kthehet të arbitrojë menjëherë në kuadër të një lëvizjeje emergjente në mënyrë që të kalojë sa më shpejt shokun e pësuar.
Sa kohë do të qëndrojë La Penna jashtë fushave të lojës? Sipas zërave që vijnë nga ambientet pranë Shoqatës Italiane të Arbitrave, La Penna pritet të pezullohet për 1 muaj pas një vendimi qartësisht të gabuar. Sigurisht ai mund të caktohet të drejtojë direkt një ndeshje tjetër, por nuk është kjo rruga që do të zgjedhë Gianluca Rocchi. Një zgjedhje kjo që bëhet edhe për të kthyer qetësinë te arbitri që ka mbetur i tronditur edhe pas 90 minutave të lojës, duke parë fyerjet e marra gjatë së shtunës dhe të gjithë të dielës.
La Penna denoncon kërcënimet në rrjetet sociale. Jo rastësisht, shpjegon ‘Corriere Dello Sport’, La Penna ka bërë një denoncim në Policinë Postale për kërcënimet e marra në internet, disa prej tyre në drejtim të bashkëshortes dhe dy vajzave të vogla, fraza të forta dhe të turpshme(të qëllokj, të vras, do të të kërkojmë e di ku banon)duke qenë se gjithsesi flitet vetëm për futboll. La Penna për më tepër është avokat me profesion dhe kështu e kuptoi shumë shpejt se si të lëvizë dhe se çfarë duhet të bëjë duke qenë se mund të dokumentojë gjithçka
Top Channel