Juventusi humbi “Derbin e Italisë në “San Siro” përballë Interit me shifrat 3-2.

Por tensioni në fundin e pjesës së parë ishte i paprecedentë. Përjashtimi Absurd i Kalulut me karton të kuq (pas një hedhjeje të Bastoni) në pjesën e parë ndikoi në ndeshje, duke shkaktuar zemërim midis drejtuesve të Bardhezinjëve në tunelin që të çonte në dhomat e zhveshjes.

Këto janë pamjet që tregojnë se sa realisht e tensionuar ka qenë ajo situatë.

Luciano Spalletti ishte në rreshtin e parë, duke iu drejtuar gjyqtarit La Penna, me fjalët: “Po e shtrembëroni lojën, po e shtrembëroni lojën”. Damien Comolli u tërbua aq shumë sa u mbajt prapa dhe më pas u shty nga vetë Spalletti. Giorgio Chiellini gjithashtu ndërhyri , duke i thënë vazhdimisht gjyqtarit: ” Nuk ekziston, nuk ekziston “.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB