Rregullorja e futbollit duhet ndryshuar dhe përmirësuar sidomos përsa i përket protokollit VAR që nuk është i përshtatshëm në disa episode, sic u pa edhe në sfidën mes Interit dhe Juventusit me ndëshkimin me karton të kuq të Kalulu për karton të verdhë të dyfishtë.

IFAB, organizmi i pavarur që përcakton rregullat e futbollit, që në fillim të këtij viti ka nisur punën për të përshpejtuar përcaktimin e të rejave të nevojshme. Në një takim të muajit janar në Londër ku i pranishëm ishte edhe Shefi i Arbitrave në FIFA, Pierluigi Collina, u diskutua si mund të përmirësohet fluksi i lojës dhe reduktimi i ndërprerjeve dhe humbjes së kohës.

Në 28 shkurt është mbledhja e radhës së IFAB që do të mbahet në Uells ku pritet të miratohen ndryshime në rregullore që me shumë mundësi do të jenë efektive duke nisur nga Botërori i këtij viti në Kanada, Meksikë dhe SHBA.

Do të shtohen episodet për ndërhyrjen e sistemit VAR; do të bëhet i mundur rishikimi i episodeve të ndëshkimit me kartonë të kuq që vijnë pas kartonave të verdhë të dyfishtq, por edhe për kartonët e verdhë apo të kuq të dhënë në dëm të skuadrës së gabuar. Dhe e gjithë kjo me kushtin që të mos vonohet rinisja e lojës . Rregulli që detyron portierin që të dërgojë topin në lojë në më pak sekonda do të zgjerohet dhe do të përfshijë edhe rivëniet anësore dhe ato fundore.

Kush do të lërë fushën e lojës për kurim mjekësore do të duhet të qëndrojë jashtë për një periudhë të përcaktuara e vendosur nga rifillimi i lojës. Ndërsa përsa iu përket zëvendësimeve, futbollistët do të duhet të lënë fushën e lojës brenda 10 sekondave.

Dhe në fund, konfirmohet se do të ketë përditësim të mundshëm për pozicionin jashtëloje gjysmëautomatik dhe do të miratohen eksperimentimet e mëtejshme me Football Video Support (FVS), që është i pranishëm në Serie C në Itali.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB