Nuk ka fitues në sfidën e rëndësishme mes Napolit dhe Romës e vlefshme për javën e 25 të Serie A. Në Maradona Stadium kjo përballje u mbyll me barazimin 2-2, një rezultat ky që gëzon më shumë Milanin dhe Juventusin

Pjesa e parë e ndeshjes ishte me ritëm dhe u mbyll me barazimin 1-1. Roma ishte ajo që e nisi më mirë këtë përballje teksa mori avantazhin që në minutën e 7 me golin e Malen. Por kur sfida po shkonte drejt përfundimit të këtij 45 minutëshi, Napoli gjeti golin e barazimit me Spinazzolën.

Skenari u përsërit edhe pas pushimit të ndeshjes me Romën që fitoi një 11 metërsh që u shndërrua në gol nga Malen që plotësoi dygolëshin personal duke u rikthyer në avantazh, por edhe në këtë rast Napoli arriti të rikthejë ekuilibrin në rezultat me golin e Alisson Santos duke e çuar rezultatin 2-2.

Ky ishte dhe rezultati përfundimtar i sfidës me Napolin që shkon në 50 pikë 3 më pak se Milani që ka një ndeshje më pak, ndërsa Roma shkon në 47 pikë dhe është vetëm 1 pikë më shumë se Juventusi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB