Jemi në mesin e muajit shkurt dhe Dinamo vazhdon të mos e ndjejë shijen e fitores në Kategorinë Superiore në vitin 2026.

Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Flamurtarit duke lënë pikë të tjera në fushën e lojës.

Në ndeshjen e zhvilluar në ‘Elbasan Arena’ të parët që kaluan në avantazh ishin kuqezinjtë vlonjatë që shënuan me Bolzan që ekzekutoi saktë një 11 metërshr në minutën e 19. Por Dinamo reagoi dhe në fundin e pjesës së parë barazoi shifrat në 1-1 me golin e Ditës dhe me këto shifra u mbyll ky fraksion i ndeshjes.

Në 45 minutat e dyta, si Dinamo ashtu edhe Flamurtari patën shanset e tyre për të shënuar sërish në portat respektive, por gjërat nuk ndryshuan më dhe rezultati mbeti 1-1 me Dinamon që mbetet në vendin e katërt me 36 pikë, ndërsa Flamurtari shkon në 20 pikë po aq sa edhe Bylis që zbret në vendin e fundit.

Top Channel