Mehdi Benatia nuk është më Drejtori Sportiv i Olympique Marseille. Ai dha dorëheqjen nga ky post, pak ditë pas largimit të Roberto De Zerbit, një lëvizje që ai e konfirmoi këtë të dielë përmes një postimi në rrjetet sociale

‘Nuk dua që prania ime të jetë një pengesë apo një peshë-shkruante ndër të tjerat Benatia në postimin e tij.

Ditën e shtunë, Olympique Marseille barazoi në shtëpi ndaj Strasbourg 2-2 duke çuar dëm avantazhin e dyfishtë 2-0. Dhe e gjithë kjo erdhi pas humbjes poshtëruese 5-0 ndaj Paris Saint Germainit dhe eliminimit nga Liga e Kampioneve pas humbjes 3-0 ndaj Club Brugge.

Mehdi Benatia foli për një prishje të raporteve me Olympique Marseille që nuk fiton një trofe që nga 2012 kur fitoi Kupën e Ligës, kompeticion që tashmë nuk ekziston më.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB