Chivu mbron gjyqtarin: Kalulu preku Bastonin, mori të verdhën e dytë, një vendim i drejtë
Luciano Spalletti nuk foli pas ndeshjes mes Interit dhe Juventusit, por trajneri toskan nuk e mbajti gojën mbyllur në lidhje me ndëshkimin me kartonin e kuq të Kalulu
Çfarë i tha Spalletti arbitrit La Penna? Në një video që ishte publikuar në internet, shfaqeshin skuadrat që hynin në dhomat e zhveshjes për pushimin e ndeshjes dhe aty Spalletti i bërtiti arbitrit që ishte ballë për ballë tij vetëm pak centimetra. ‘Shkatërrove ndeshjen’-dëgjohet t’i thotë trajneri toskan arbitrit
Edhe Chiellini i bërtet arbitrit. Po kështu edhe Giorgio Chiellini u dëgjua që t’i drejtohej La Pennas. ‘Nuk ekziston, disa gjëra nuk ekzistojnë’-ishin fjalët e Chiellinit. Të gjithë u larguan nga arbitri që ndërkohë ai vetë zbriti shkallët duke bërë edhe gjestin e largimit në drejtim të juventinëve edhe pse më pas e kërkoi sërish Spallettin i cili i bërtiti një tjetër frazë La Pennas
Top Channel