Eksporti i preshit në Lushnjë/ Ankohen fermerët: Ka kërkesë, por çmimi mbetet i ulët dhe nuk përballon kostot

15/02/2026 13:02

Fermerët në Lushnje, kanë nisur eksportin e preshit drejt tregjeve të huaja, kryesisht në vendet e rajonit dhe të Bashkimit Europian, por çmimi i shitjes mbetet i ulët dhe nuk mbulon plotësisht kostot e prodhimit.

Sipas fermerëve, megjithëse kërkesa për presh ekziston, çmimi i grumbullimit ka rënë ndjeshëm këtë sezon. Ata shprehen se rritja e kostove për farën, plehrat kimike, fuqinë punëtore dhe transportin e bën të vështirë përfitimin real nga eksporti.

Një tjetër problem sipas fermerëve mbetet varësia nga tregtarët ndërmjetës, të cilët diktojnë çmimin. Ata thonë se tregtarët ua blejnë lirë me 20 deri 28 lekë për kg dhe pastaj vet i shesin shtrenjtë. Me këto nivele çmimesh fermerët pohojnë se nuk arrijnë të lajnë dot borxhet.

Nëse shitjet do të vazhdojnë te jene nen kosto, fermerët paralajmërojnë se shumë prodhues mund të heqin dorë nga kultivimi i preshit në sezonet e ardhshme, duke rrezikuar jo vetëm të ardhurat e tyre, por edhe vazhdimësinë e eksportit të këtij produkti. Fshatrat Qerret dhe Kashtë Bardhë në Lushnje, mbollën rreth 80% të tokave bujqësore me presh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB