Kur kanë mbetur vetëm 24 orë nga Asambl;eja e Përgjithshme Zgjedhore e federats Shqiptare të Futbollit, duket se gjithçka ka marrë drejtimin e duhur sa i përket garës për Komitetit Ekzekutiv ku ishin 13 kanditë për 10 vende, ndërkohë që sëbashku me presidentin në total janë 11.

Por pikërisht në këtë moment, Abdyl Kuriu, antarë i Komitetit Ekzekutvi të FSHF që nga viti 2010-të vendosë të japë dorëheqjen me këtë postim në rrjetet sociale.

Të dashur miq dhe dashamirës të futbollit.

Dua t’ju informoj se kam vendosur të tërhiqem nga gara për anëtar të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së.

Pas 16 viteve angazhimi në këtë përgjegjësi, e marr këtë vendim me qetësi dhe me bindjen se kam dhënë më të mirën time në shërbim të futbollit shqiptar, duke kontribuar me përkushtim, korrektësi dhe frymë bashkëpunimi.

Falenderoj të gjithë ata me të cilët kam punuar ndër vite, kolegët në FSHF, drejtuesit e klubeve dhe shoqatave, trajnerët për mbështetjen dhe respektin.

I uroj Presidentit Duka suksese ne drejtimin e FSHF dhe shpreh vlerësim për të gjithë kandidatët për anëtar të K.E, me besim se puna për zhvillimin e futbollit do vijojë me seriozitet dhe vizion.

Do vazhdoj të jem i lidhur me futbollin dhe i gatshëm të kontribuoj me përvojën time, në çdo rol ku mund të jem i dobishëm për komunitetin sportiv.

Me respekt,

Dyli

Top Channel

DIGITALB DIGITALB