Quhet Benoit Richaud dhe është bërë protagonist në rrjetet sociale gjatë këtyrë ditëve të Lojërave Olimpike Dimërore të Milano Cortina. Richaud është koreograf në patinazhin artistik dhe ai punon me 16 patinatorë nga 13 shtete të ndryshme.

Gjatë këtyre ditëve ai është parë të ndërrojë shpesh xhaketat e një shtetit me atë të vendit tjetër teksa ndjek garimin e të gjithë patinatorëve. Kështu në mbrëmjen e së martës 7 prej patinatorëve të tij garonin në programin e shkurtër individual për meshkuj dhe kështu u desh të ndryshonte xhaketa në mënyrë të vazhdueshme si të ishte në një musical.

Me Max Naumov ishte relativisht e lehrë, por me francezin Adam Siao Him Fa dhe gjeorgjianin Nika Egadze ka qenë vërtet një garë me kohën; xhaketë franceze, xhaketë gjeorgjiane dhe në fund edhe xhaketa kanadeze dhe ajo amerikane.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Eurosport Italia (@eurosportitalia)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB