Barazim surprizë në javën e 24-t të Superiores, me Vorën që i ndal hovin kampionëve të Egnatia.

Ndeshja e zhvilluar në fushën e Vorës u mbyll në barazim 1-1, duke lënë të hapur garën në krye të renditjes.

Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë. Në minutën e 18-të, Fernando u tregua i saktë nga pika e bardhë, pasi gjyqtari Koçi akordoi penallti pas rishikimit të episodit me VAR.

Kur gjithçka dukej se po shkonte drejt fitores minimale të kampionëve, Vora reagoi në fund. Në minutën e 86-të, Kasalla shfrytëzoi një rast në zonë dhe dërgoi topin në rrjetë, duke i dhuruar skuadrës së tij një pikë të vyer.

Pas këtij barazimi, Egnatia mbetet dy pikë pas Vllaznia, që do të luajë ndeshjen e saj të radhës ndaj Elbasani. Nga ana tjetër, Vora pozicionohet në vendin e shtatë, me pesë pikë më shumë se Tirana, që do të përballet në derbi me Partizani.

Rezultati përfundimtar:

Vora 1-1 Egnatia

86′ Kasalla / 18′ (p) Fernando

Top Channel

DIGITALB DIGITALB