Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për “Derby d’Italia” kundër Interit, ndeshje e vlefshme për javën e 25-të të Serie A, që do të luhet sonte, në orën 20:45, në stadiumin ‘San Siro’.

Mesfushori Khéphren Thuram nuk ka arritur të rikuperohet në kohë dhe do të mungojë në këtë përballje të rëndësishme. Jashtë listës mbeten edhe sulmuesit Dušan Vlahović dhe Arkadiusz Milik, të cilët vijojnë periudhën e rikuperimit nga dëmtimet.

Pavarësisht mungesave të rëndësishme, Juventusi udhëton drejt Milanos me një grup konkurrues, duke synuar një rezultat pozitiv në një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit.

Më poshtë është lista e plotë e 22 lojtarëve të Juventusit të thirrur për këtë sfidë:

Portierë: Mattia Perin, Michele Di Gregorio, Carlo Pinsoglio.

Mbrojtës: Emil Holm, Gleison Bremer, Federico Gatti, Lloyd Kelly, Pierre Kalulu, Andrea Cambiaso, Juan Cabal.

Mesfushorë: Manuel Locatelli, Teun Koopmeiners, Vasilije Adžić, Filip Kostić, Fabio Miretti, Weston McKennie.

Sulmues: Francisco Conceição, Kenan Yıldız, Edon Zhegrova, Jérémie Boga, Loïs Openda, Jonathan David.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB