Rrëfimi i babait të Kylian Mbappe: Djali im iku nga shtëpia 12 vjeç dhe nuk u kthye më kurrë
Derbi i Italisë është gjithnjë një histori më vete, një ndeshje unike përtej asaj që është në lojë. Në mbrëmjen e kësaj të shtune Inter dhe Juventus do të përballen në San Siro në një ndeshje që është një pjesë e historisë së futbollit italian.
Në Milano, kjo ndeshje do të ketë edhe një sfidë brenda saj që nuk është parë më parë; ajo mes Cristiano Chivu dhe Luciano Spallettit. Pas aventurës së përbashkët me Romën, tani ata do të jenë kundër njëri tjetrit për herë të parë si trajnerë
Zikaltrit vijnë pas 5 fitoreve radhazi në kampionat dhe nëse fitojnë në këtë mbrëmje, përvecse do të thyejnë një tabu, me shumë mundësi do të hipotekojnë seriozisht edhe titullin. Përsa i përket formacionit, Chivu nuk do të kursehet aspak dhe do të hedhë të gjithë titullarët në fushën e lojës dhe shpreson që të hedhë në fushë që nga minuta e parë Barellën. Bashkë me të edhe Calhanaglu duket se është rikuperuar nga dëmtimi, por për momentin është pikërisht Barella ai që ka më shumë mundësi që të jetë titullar.
Në mbrojtje do të jetë Bisseck me Akanji dhe Bastoni, ndërsa sulmi do t’i besohet binomit Thuram-Lautaro Martinez
Formacioni i mundshëm i Interit(3-5-2): Sommer; Bisseck, Akanji, Bastoni; Luis Henrique, Barella, Zielinski, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro Martinez,Thuram
Përsa i përket Juventusit, dyshimi i Spallettit kishte si protagonist Khephren Thuram. Ditën e premte, francezi u ndal për shkak të një edeme kockore por mesfushori nuk do ia doli mbanë që të ishte në dispozicion të skuadrës, kështu që dueli me vëllain e tij Marcus shtyhet dhe në vendin e tij mund të jetë Koopmeiners. Trajneri toskan pritet të hedhë në fushë të njëjtin formacion si në ndeshjen e fundit në kampionat edhe pse duket se do kthehet te skema 3-4-2-1.
Formacioni i mundshëm i Juventusit(3-4-2-1): Di Gregorio; Kalulu, Bremer, Kelly; Cambiaso, Locatelli, Koopmeiners, Cabal; McKennie, Yildiz; David
Spalletti do të kthehet në Milano si ish trajner i Interit dhe do të kërkojë që të ruajë serinë e ndeshjeve pa humbje të Zonjës së Vjetër në kampionar ndaj zikaltërve. Suksesi i fundit i zikaltërve në fakt daton në 4 shkurt 2024 ku autogoli i Gattit vendosi ndeshjen për skuadrën milaneze që në atë kohë drejtohej nga Inzaghi dhe që në fund të sezonit arriti të fitojë titullin kampion. Ishte edhe viti i fundit i Massimiliano Allegrit në pankinën e Juventusit.
Top Channel