‘Makinat e reja F1 si Formula E me steroidë’/Verstappen prek në sedër drejtuesit e Formula E, ftohet të drejtojë një makinë elektrike
Denni Xhepa e mbylli garimin e tij në disiplinën e slalomit gjigant në Skitë Alpine në Lojërat Olimpike Dimërore të Milano Cortina. Skiatori shqiptar u rendit në vendin e 34 në këtë disiplinë ku në total.morën pjesë 81 skiatorë.
22 vjecari kuqezi, që merr pjesë për herë të dytë në një kompeticion si Lojërat Olimpike Dimërore e përshkoi pistën me kohën 2 minuta 35 sekonda e 91 të qintat.
Në zbritjen e parë, Denni Xhepa, për shkak edhe të gabimeve në pjesë të pistës shënoi një kohë me 1 minutë 20 sekonda e 57 të qintat duke u renditur në vendin e 36. Në zbritjen e dytë skiatori shqiptar bëri një paraqitje më të mirë duke regjistruar kohën 1 minutë 15 sekonda e 34 të qintat për të arritur kohën totale 2:35:91.
Përsa i përket rezultatit përfundimtar të kësaj gare, braziliani Lucas Pinheiro Braathen bëri befasinë duke i dhuruar medaljen e parë të artë Brazilit duke efituar slalomin gjigant me kohën 2 minuta e 25 sekonda duke lënë pas favoritin kryesor, Marco Odermatt që u detyrua të kënaqej me medaljen e argjendtë me 58 të qintat më shumë, ndërsa medaljen e bronztë e fitoi Loic Meillard.
Denni Xhepa do të kthehet të garojë në 16 shkurt në disiplinën e Slalomit, ndërkohë që e diela do të jetë dita e vajzave kuqezi që do të garojnë në Slalomin gjigant ku padyshim vëmendja më e madhe do të jetë të Lara Colturi, që në renditjen e përgjithshme është në dhjetëshen më të mirë të botës.
Top Channel