Aksident i pabesueshëm në Milano me kanadezin Felix Roussel si protagonist negativ

Skena e kaosit të plotë u regjistrua në gjysmëfinalen e garave të patinazhit të shpejtësisë 1000 metra për meshkuj në Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina, me protagonistë atletin fatkeq kanadez, Felix Roussel, dhe një… kameraman të pavëmendshëm.

“Kronika” e përplasjes
24-vjeçari Roussel dukej se e kishte nën kontroll të plotë garën në Arenën e Patinazhit në Akull të Milanos të enjten, duke kryesuar grupin prej pesë atletësh. Me vetëm dy xhiro të mbetura për të përfunduar garën dhe për t’u kualifikuar për në finale, fatkeqësia i trokiti në derë.

Kanadezi humbi ekuilibrin dhe rrëshqiti në akull. Në përpjekjen e tij të dëshpëruar për t’u ngritur shpejt ndërsa ende lëvizte për shkak të vrullit, këmbët e tij “rrëmbyen” njëkameraman që ishte në buzë të pistës. Kameramani u hodh në ajër dhe ra, ndërsa Roussel u ndal me forcë mbi barrierat mbrojtëse.

“Oh jo! Ai e mori kameranamanin me vete!”
Incidenti i la spektatorët dhe komentatorët të shtangur. Spikeri i TNT Sports, Rob Hatch, nuk mund t’u besonte syve të tij: “Oh jo! Ja ku shkoi Roussel, ai është në tokë dhe po e merr kameramanin me vete!”

Mediat sociale u mbushën me tifozë që shprehën tronditjen e tyre nga ashpërsia e përplasjes. “Ishte vërtet e vështirë”, komentoi një përdorues, ndërsa të tjerë pyesnin veten nëse atleti dhe kameramani ishin mirë.

Aksidenti i kushtoi shtrenjtë Roussel, i cili në fund përfundoi i pesti në gjysmëfinalen e dytë dhe i tha lamtumirë ëndrrës së tij për një medalje në 1000 metra. Gara epike u fitua nga koreano-jugori Yonggun Rim, i ndjekur nga holandezi Jens Woot.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB