Mblidhet Komisioni i Reformës Zgjedhore, PD ulet sërish në tryezë me PS. Zbulohen emrat e ekspertëve nga të dyja palët

13/02/2026 14:15

Teksa protesta e opozitës më 20 shkurt po afron me qëllimi final siç thotë Sali Berisha të rrëzimit të narko-shtetit, deputetët e tij u ulën paqësisht me socialistët në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore.

Bashkëktyetarët Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi kanë hedhur piketat si do të vijojë reformimi kodit zgjedhor duke ngulmuar në nevojën e pasjes edhe të ekspertizës  nga BE dhe OSBE- ODIHR.

“Produkti këtij komisioni të jenë rregulla sa më të mira për ata që aspirojnë pushtet”, tha Damian Gjiknuri.

“Me rëndësi puna dhe ekspertiza e ekspertëve. Konsultimet të kthehen në produkt të punës të komisionit. Na duhet me patjetër ekspertiza e OSBE dhe BE. Pushtimi shtetit në zgjedhje, një problem madhor. Vota e diasporës një problem kolosal”, u shpreh Oerd Bylykbashi.

Anëtari socialist Ulsi Manja përmes batutave i dha më shumë besim ekspertëve vendas se sa atyre të huaj që do të ndihmojnë këtë reformë.

Komisioni u dakordësua që kjo reformë do të asistohet nga gjashtë ekspertë tre nga PS po aq edhe nga PD. Ish ministri demokrat Viktor Gumi është një prej ekspertëve të zgjedhur nga PS.

Ekspertët e PS:

Viktor Gumi

Elena Xhina

Dardan Malaj

Ekspertët PD:

Altin Kazizaj

Muharrem Çakaj

Arjan Madhi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB