Startojnë Lojërat Paralimpike Dimërore Milano-Cortina 2026, mungon Shqipëria, Irani tërhiqet para ceremonisë, merr pjesë Rusia…
Në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, Taulant Balla pati një takim me Richard Grenell i Dërguari Special i Presidentit Donald Trump për Misionet Speciale të SHBA.
Në një postim, në Facebook, Balla ka shkruar se ata diskutuan mbi partneritetin e veçantë mes Shqipërisë dhe SHBA si dhe Bordin e Paqes.
Po ashtu Balla ka falenderuar Grenell për mbështetjen mbi pafajësinë e Presidentit Thaçi dhe drejtuesve të UÇK.
“Konferenca e Sigurisë Mynih. Drekë pune me Richard Grenell, të Dërguarin Special të Presidentit Donald Trump për Misionet Speciale të SHBA. Diskutuam mbi partneritetin e veçantë mes Shqipërisë dhe SHBA. Ftesa për Kryeministrin Rama në Bordin e Paqes të iniciuar nga Presidenti Trump e ka ngjitur Shqipërinë në nivelin më të lartë të vendimmarrjes, aty ku diskutohen politikat globale të paqes dhe garantimi i saj përmes sigurisë.
Shqipëria shihet sot si aktor që kontribuon në zgjidhje globale, jo thjesht si pjesë periferike e tyre. Mirënjohje të Dërguarit Special Grenell për mbështetjen mbi pafajësinë e Presidentit Thaçi dhe drejtuesve të UÇK”, shkuan Taulant Balla në Facebook.
Top Channel