Drejt Derbit të Italisë, Chivu: Arbitrat nuk janë problemi i futbollit italian, ndeshja me Juventus, jo vendimtare
Khephren për të konfirmuar rezultatet pozitive, Marcus për t’u rikthyer. Po babai Lilian? Spektator i vëmendshëm, por neutral. Apo ndoshta jo. Derbi i Italisë nxehet edhe në shtëpinë Thuram sidomos duke parë precedentët në 18 muajt e fundit
Që nga momenti kur mesfushori i Juventusit dhe sulmuesi i Interit janë të dy në Itali, bilanci anon nga vëllai më i vogël në përballjet në Serie A; pas barazimit spektakolar 4-4 në tetorin e 2024 me një superpërmbysje të Zonjës së Vjetër në San Siro, për zikaltrit erdhën 2 humbjet e pësuara në Allianz Stadium. Një humbje 1-0 me golin e Conceiçao në shkurtin e 2025, kur në stol ishte ende Thiago Motta, e sidomos ajo 4-3 në shtatorin e vitit të kaluar ku të dy vëllezërit shënuan gol.
Pikërisht në këtë ndeshje ‘rivaliteti’ mes dy vëllezërve u ndez.Marcus shënoi golin që i dha avantazhin 3-2 Interit pas një goditje këndi, 15 minuta nga fundi. Khephren u përgjigj pas 7 minutash, edhe ky pas një goditje këndi.
Ishte momenti më i rëndësishëm sepse goli i barazimit i hapi rrugën goditjes që madhe të bërë nga lojtari që më pak e prisnin, Adzic. Humbja e skuadrës së Chivu u shndërrua shpejt në polemika në rrjetet sociale kundër Marcus që u akuzua se bëri shaka pak më shumë sec duhet me vëllain e tij gjatë ndeshjes por edhe pas humbjes.
Vetë Marcus iu kthye kësaj teme në një intervistë për Cbs javën e kaluar. ‘Khephren është shumë kompetitiv dhe më pëlqen. Në fushë tentoja të bëja shaka, por ai jo. Doja të tregoja se jam vëllai më i madh, por nuk shkoi mirë, shënoi gol dhe ai zakonisht nuk shënon kurrë’-tregonte Marcus
Shigjetimi, gjithnjë i shoqëruar nga afeksioni i madh mes dy vëllezërve, u kthye me interesa nga mesfushori 24 vjeçar duke nënvizuar afërsinë me babain Lilian. ‘Babai është neutral. Ose ndoshta do të mbështesë pak më shumë mua sepse jam më i vogli’-ka qenë deklarata e tij.
Një tregues që lidh ish mbrojtësin edhe me të kaluarën e tij juventine në fushën e lojës, edhe pse në festimet e titullit të Interit në 2024 nuk e pati problem te veshë fanelën zikaltër.
Mes gjuajtjeve me kokë, golave të papritur dhe intervistave ku shakaja kthehet në sfidë, Marcus kërkon të shfrytëzojë momentin e shkëlqyer të Interit për të rigjetur fitoren kundër Juventusit që skuadrës së tij i mungon prej 2 vitesh.
Ndërkohë, po të kthehemi pas në kohë, humbja e vetme e Khephren ndaj vëllait të tij daton në janarin e 2019 në Kupën e Ligës së Francës, sukses me penallti i Guincamp i Marcus kundër Monacos së vëllait të tij.
Top Channel