Video / Nuk do t’ju besohet se si reagon Vinicius Jr, kur mëson humbjen e thellë të Barcelonës 4-0 me Atletikon
Igor Tudor mund të kthehet shpejt në pankinë. Pas shkarkimit nga Juventusi në tetor të vitit të kaluar, trajneri kroat duket se është një prej kandidatëve për t’u ulur në pankinën e Tottenham. Klubi anglez po përjeton një krizë të thellë rezultatesh dhe pak ditë më parë u shkarkua edhe trajneri Thomas Frank.
Sipas gazetarit Matteo Moretto, Hotpsurs ka nisur kontaktet me ish trajnerin bardhezi. Rreth 3 muaj më parë Tudor e ka zgjidhur kontratën me Juventusit që e lidhte me klubin deri në 2027 dhe kështu është i lirë të shkojë në çdo skuadër të paktën jashtë Italisë.
Për Tudor, kalimi i mundshëm te Tottenham do të ishte aventuara e parë e tij në Premier League. Tekniku kroat, përveç Juventusit ka drejtuar Udinesen, Veronën dhe Lazion, ndërsa jashtë Italisë ka pasur disa eksperienca mes të cilave ajo me Olympique Marseille.
Nëse kjo tratativë do të realizohet, kroati do të takonte sërish Kolo Muani me të cilin punoi në pjesën e fundit të sezonit me Juventusin. Misioni i tij nuk do të jetë i lehtë duke qenë se Tottenham është në vendin e 16 në klasifikim dhe klima rreth skuadrës dhe klubit është e tensionuar.
Top Channel