Hodhën në treg kartëmonedha false, arrestohen 2 vëllezërit në Vlorë, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre

13/02/2026 10:40

Dy vëllezër janë arrestuar në Vlorë pasi kanë hedhur në treg një sasi të konsiderueshme karmonedhash false.

Blutë bëjnë me dije se shtetasit E. Gj., 27 vjeç dhe J. Gj., 28 vjeç, vëllezër janë kapur dhe vendosur në arrest shtëpiak ndërsa shtetasi K., 24 vjeç është shpallur në kërkim.

Sakaq janë sekuestruar një shumë e konsiderueshme kartëmonedhash false si dhe 4 celularë.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i hetimeve intensive me metoda proaktive, finalizohet operacioni i koduar “Fake cash”.

Hetimet identifikuan 3 shtetas që dyshohet kanë hedhur në treg, kartëmonedha false, duke blerë vazhdimisht me to, në subjekte në ndryshme në qytetin e Vlorës.

Kapen 2 prej tyre (vëllezër), punohet për kapjen e bashkëpunëtorit.

Sekuestrohen një sasi e konsiderueshme kartëmonedhash (dollarë) të dyshuara të falsifikuara dhe 4 celularë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, si rezultat i hetimeve intensive të kryera me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, finalizuan operacionin policor të koduar “Fake Cash”.

Nga hetimet u identifikuan 3 shtetas të cilët në bashkëpunim me njërin-tjetrin, kanë hedhur në treg, kartëmonedha false, duke blerë vazhdimisht me to, në subjekte në ndryshme në qytetin e Vlorës.

Shërbimet e Policisë kanë kapur 2 prej tyre, shtetasit E. Gj., 27 vjeç dhe J. Gj., 28 vjeç (vëllezër), të dy banues në Vlorë,dhe kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, që i ka caktuar Gjykata e Vlorës, secilit prej tyre, me vendimin e datës 10.02.2026.

Ndërkohë, vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit të tyre, shtetasit E. K., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë operacionit u sekuestrua një sasi e konsiderueshme kartëmonedhash (dollarë) të dyshuara të falsifikuara, të cilat do t’i nënshtrohen ekspertimit, dhe 4 celularë.

Strukturat e DVP Vlorë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB