Raheem Sterling firmos në Holandë me Feyenoord-in deri në fund të sezonit
Barcelona pësoi një humbje të rëndë në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit pasi u mund nga Atletico Madrid me rezultatin e thellë 4-0 dhe çështja e kualifikimit për në finale është tejmase e komplikuar, thuajse e pamundur.
Trajneri i skuadrës katalanase Hansi Flick foli në konferencën për shtyp pas ndeshjes duke thënë se ndonjëherë humbje të tilla janë një leksion i mirë.
Çfarë ndodhi përtej rezultatit?
‘Nuk luajtëm mirë si skuadër dhe kur nuk luan si skuadrë, nuk luan mirë. Kishte shumë distancë mes futbollistëve. Mungoi presingu. Ndonjëherë të bën mirë të marrësh një leksion të tillë. Por më pas luajtëm më mirë. Por do të luftojmë, kemi dy 45 minutësha në dispozicion për të shënuar nga 2 gola në çdo pjesë’
Je i zhgënjyer nga lojtarët?
‘Kur them që jam i zhgënjyer, përsëri nuk është e saktë. Jam krenar për këta futbollistë për këtë sezon. Kemi vuajtur dëmtime. Është pjesë e lojës. Ndonjëherë humbet. Kjo e sotmja ishte një humbje e rëndë dhe do të kthehemi. Duhet të pranojmë këtë leksion. Nuk luajtëm mirë që nga minuta e parë. Kemi një skuadër të re, por nuk është justifikim. Pastaj pjesa e dytë ishte më e mirë’.
Si t’u duk aksioni i golit të anuluar?
‘Po, po. Çfarë mund të them. E nisëm me 2 kartonë të verdhë. Aksioni i parë i Balde ishte karton i verdhë dhe mund të kishte marrë edhe një të dytë. Për mua, kjo është një rrëmujë. Na u desh të prisnim sam 7 minuta? Duke kërkuar diçka, nuk e di’.
Top Channel